Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

“Tradhti e lartë shtetërore…”/ Putin kap spiunin, përcillte informacion tek amerikanët
Gjykata ruse ka dënuar me 13 vite burg një shtetas rus nën akuzat e spiunazhit për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 17 nëntor, një gjykatë e rajonit të Bryansk-ut e shpalli Yuriy Yeshchenkon “fajtor për tradhti të lartë”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se ai do të vuante burgimin “nën kushte të rënda” në një strukturë të sigurisë së lartë.
Sipas FSB, Yeshchenko ishte përpjekur t’i përcillte CIA-s sekrete ushtarake rreth Flotës Veriore të Rusisë dhe se ishte vetëdeklaruar fajtor ndaj akuzave për spiunazh dhe kishte thënë se pendohej për ato që kishte bërë. Ai punonte për mirëmbajtjen e sistemeve radio-elektronike të përdorura nga anijet e Flotës Veriore, tha FSB. Së fundmi ai kopjoi dokumente ushtarake dhe lidhi kontakte me CIA-n në vitin 2019.
FSB-ja e arrestoi Yeshchenko në rajonin e Bryansk-ut në korrik 2019, ndërsa ai po përpiqej t’i përcillte sekretet shtetërore CIA-s amerikane.