Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Pas 2 mijë vjet të shpërthimit, zbulohen trupat në Pompei
Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dy burrave që vdiqën në shpërthimin vullkanik që shkatërroi qytetin antik romak të Pompeit gati 2,000 vjet më parë.
Njëri ishte ndoshta një njeri me status të lartë dhe tjetri skllav i tij, thanë zyrtarët në parkun arkeologjik të Pompeit.
Ata “mbase po kërkonin strehim” nga shpërthimi “kur u morën me vete”, shtoi drejtori Massimo Osanna.
Pompei u përfshi nga një shpërthim vullkanik nga Mali Vesuvius në vitin 79 pas Krishtit. Shpërthimi varrosi Pompein në hi, duke ngrirë qytetin dhe banorët e tij në kohë.