Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

“Kosova Bike” do ta ndriçojë Prishtinën Kuq e Zi për 28 Nëntorin
Për nder të 28 Nëntorit (Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari), “Kosova Bike Group” apo Grupi i Çiklistëve ka paralajmëruar një ngjarje me karakter festiv për të shënuar këtë festë kombëtare.
Të gjithë janë të ftuar dhe si asnjëherë më parë, “Kosova Bike”, për ata që kanë biçikleta, i fton të bashkohen për të festuar Ditën e Flamurit me biçikleta, flamuj kuq e zi, drita të sigurisë, bori etj.
“Është obligative që pjesëmarrësit të kenë: Helmeta, paisjet tjera mbrojtëse, maska etj. kurse fëmijët të jenë nën përkujdesin e prindit apo kujdestarit”, thuhet në njoftim. Po ashtu, konform rregullave të pandemisë, kërkohet që të mbahet distanca sociale në mënyrë që të gjithë të përkujdesen për njëri tjetrin.
Organizatorët kërkojnë që pjesëmarrja të jetë sa më masive në këtë festë Kuq e Zi me biçikleta.
Vendtakimi është Sheshi “SKËNDËRBEU” në Prishtinë më datën 28.11.2020 në ora 16:00 për të gjitha moshat.
Ajo që kërkojhet me këtë rast është respektimi i masave anti-Covid të shpallura nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.