Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Ragmi Mustafa ”këshillon” Ramën për qëndrimet që duhet të mbajë kur takohet me Vuçiç
Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci nuk kanë arritur ende që ta tërheqin vëmendjen e kancelarive më të fuqishme evropiane përballë mohimit të të drejtave më bazike. Kështu u shpreh në emisioni “Balkan Talks” në Euronews Albania kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.
Ai tha se ky shqetësim është ngritur nga aktorët politikë në Luginë, të cilët kanë kërkuar të mbrojnë të drejtat bazike të shqiptarëve, që jetojnë në Luginë.
“Ne vazhdimisht kemi kontakte me ambasadat e akredituar në Beograd dhe tre muaj më herët besoj që gjithë aktorët e tjerë politikë, por dhe unë, kemi pasur takim me shefin e Zyrës së Organizatës së Bashkëpunimit Evropian me seli në qendër në Beograd”,-tregon zoti Mustafa.
Ai se shqiptarët e Luginës kërkojnë as më shumë dhe as më pak, por thjesht ato të drejta që kanë serbët e Kosovës.
“Presion ynë ndaj Prishtinës zyrtare dhe Tiranës zyrtare që të përfshihemi si temë e dialogut vazhdon. Ne do të donim përfundimisht të arrijmë atë shkallë të të drejtave të serbëve që kanë në Kosovë. Nëse ata duhet të ndërtojnë një aso, pse ne mos e kemi”,- thotë Mustafa.
I pyetur nga gazetari Franko Egro nëse “shengeni ballkanik” ka ndikuar te përmirësimi i shqiptarëve, z. Mustafa dha këtë përgjigje:
“Absolutisht vazhdon diskriminimi shqiptar. Këtu ka mundur kryeministri Edi Rama të stopojë këto gjëra. Kanë bërë një marrëveshje, që shqiptarët e Shqipërisë të punojnë në Serbi ose e kundërta, kjo është thikë me dy tehe që ti lejohet shqiptarëve të themelojnë marrëdhënie pune në Shqipëri dhe të ikin nga këto troje autoktone”,- rrëfen Ragmi Mustafa.
Ai mes tjerash i kërkon kryeministrit Rama, që në çdo takim që zhvillon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç duhet te vendosë të parën Kosovën, Luginën e Preshevës pastaj Shqipërinë.