
E dënuar me vdekje, por “shpëton” nga ekzekutimi falë Covidit! (Foto)

Ekzekutimi federal i Lisa Montgomery-t, gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pritet të kalojë në “duart e xhelatit” prej më shumë se 60 vjetësh, është shtyrë për në 12 janar 2020 për shkak të Covid 19.
Dy avokatët mbrojtës të gruas, në fakt janë infektuar nga virusi i rrezikshëm. Sipas raporteve të shtypit lokal, gjykatësi federal ka shtyrë procesin për të lejuar avokatët të rekuperohen dhe të paraqesin një kërkesë për mëshirë në favor të gruas.
Pas kontraktimit nga Covid, prokurorët publikë, Kelley Henry dhe Amy Harwell, i kishin kërkuar gjykatës të shtynte ekzekutimin, i planifikuar fillimisht për 8 dhjetor. “Tani, seanca, – shpjegon për “Usa Today” Sandra Babcock, pedagoge në Shkollën e Drejtësisë “Cornell”, – i jep kohë Montgomery-t të përgatisë dhe të paraqesë një kërkesë për falje”.

Historia – Lisa, 52 vjeçe akuzohet dhe është dënuar për vrasje: në vitin 2004 ajo mbyti një grua shtatzënë 29-vjeçare dhe pasi i çau barkun, rrëmbeu vajzën e palindur tetë muajshe, e cila tani është 16 vjeçe.
Ankesat dhe kërkesat e avokatëve të Lisa-s ishin të padobishme. Gruaja, në fakt, gjithmonë ka vuajtur nga çrregullime të rënda mendore, pasi ka jetuar një fëmijëri dhe adoleshencë plot dhunë dhe abuzime, e përdhunuar vazhdimisht nga partneri i nënës së saj dhe më pas e abuzuar edhe nga dy burrat e saj. Një gjendje e shqetësimit mendor e përkeqësuar edhe nga varësia nga alkooli.

“Çështja e zonjës Montgomery paraqet arsye bindëse për zbutje të vendimit, përfshirë historinë e saj si një viktimë e përdhunimit në grup, trafikimit të inçestit dhe seksit të fëmijëve, si dhe sëmundjen e saj të rëndë mendore. Ajo tani do të ketë mundësinë t’i paraqesë këto prova te Presidenti, për ta zbutur dënimin e saj me burgim të përjetshëm”, – përfundon Babcock. /e.a/noa.al/
