U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

“Ishulli i vejushave”- Epidemia misterioze që po vret meshkujt e këtij vendi
Për dekada, një epidemi misterioze ka munduar punëtorët e rinj meshkuj, që punojnë në plantacionet e kallamit të sheqerit në Nikaragua.
Burrat e fillojnë punën e tyre në moshë të re, por pas korrjeve të përsëritura, nën diellin tropikal, ata fillojnë të vuajnë nga të përziera, dhimbje shpine dhe rraskapitje.
Po ashtu kanë edhe një dobësi shumë të fortë muskulore dhe ndërrojnë jetë pas disa javësh, si pasojë e mosfunksionimit të veshkave, edhe pse janë vetëm 20 apo 30-vjeç.
Në Chichigalpa, qendra e industrisë së kallamit të sheqerit në Nikaragua, sëmundja misterioze përbën gjysmën e të gjitha vdekjeve të meshkujve gjatë dekadës së fundit. Pikërisht jashtë këtij qyteti, një komunitet rurale i ka dhënë vetes emrin “La Isla de Viudas” – Ishulli i vejushave.
Ndryshe nga sëmundja kronike e veshkave, e cila është parë kryesisht tek njerëzit e moshuar në zonat urbane, sëmundja kronike e veshkave me origjinë të panjohur (CKDu) besohet se vret afërsisht 40,000 njerëz në vit, kryesisht nga komunitetet e margjinalizuara bujqësore që jetojnë përgjatë ekuatorit.
Fillimisht, studiuesit dyshuan se vdekjet mund të vinin nga toksina, ndërsa tashmë po shihet një lidhje më qartë mes punës së rëndë në temperatura të larta dhe incidencës së CKD.
Hulumtimet kanë treguar se përmirësimet themelore të kushteve të punës, si hidratimi më i shpeshtë, pushimi dhe qëndrimi në hije, mund të ulin ndjeshëm dëmtimin e mundshëm të veshkave midis punëtorëve.