Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

28 Nëntor, Shqipëria feston Ditën e Flamurit dhe të pavarësisë
Sot, 28 nëntor Shqipëria feston Ditën e Flamurit dhe të pavarësisë. Për të dytin vit radhazi, vendi ndodhet në një situatë aspak normale.
Kujtojmë që një vit më parë, i gjithë vendi ishte në zi kombëtare gjatë kësaj periudhe për shkak të tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve. Ndërsa tani Shqipëria nën “kthetrat” e një pandemie globale, në përballje me koronavirusin.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë. Ai ka postuar në Facebook një foto të Ismail Qemalit me mbishkrimin “Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë flamuri! Rroftë Shqipëria”.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe masave kufizuese, qytetarët shqiptarë nuk mund të grumbullohen për të festuar, kjo për të parandaluar dhe përhapjen e mëtejshme të virusit.
Edhe pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave kombëtare dhe të festojnë me familjarët e tyre.
“Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi” – tha ministrja Ogerta Manastirliu.
28 Nëntori është ditë e veçantë për shqiptarët. Në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë.
Në vitin 1443, më 28 nëntor heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. Ndërsa më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.