Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Kuq e Zi nga Prishtina e Tirana, deri në Dubai
Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqezi
Pas Bibliotekës, me ngjyrat e flamurit Kombëtar është “veshur” edhe godina e qeverisë së Kosovës.

Për shkak të pandemisë, Tiranës i ka munguar Festa e Flamurit.

Më herët, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa u vesh kuqezi në festën e flamurit tonë kombëtar. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar.

Paradë me kuaj e makina luksoze, festimet e pazakonta që befasuan qytetarët e Fierit

Me ngjyrat kuqezi, ura e famshme e Bosforit në Stamboll që lidh Turqinë Europiane dhe atë Aziatike është veshur me ngjyrat kuq e zi mbrëmjen e sotme.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Stamboll, ku ura e Bosforit, u “vesh” kuqezi.

Pamje e jashtëzakonshme dhe madhështore nga fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

