U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Kurti në “komunën e Agim Veliut”: Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën
Agim Veliu, ish kryetar i Podujevës dhe ministër aktual i Punëve të Brendshme, arriti që me ndihmën e partive partnere ta rrëzojnë nga pushteti Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por në komunën ku ai ishte kryetar, pësoi humbje nga Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryetar komune, Shpejtim Bulliqi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë të cilat e nxorën VV-në fituese, ka thënë se nuk ka fituar Vetëvendosja por populli.
“Ne nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Ne do të jemi pro jush sepse jemi si ju dhe do të mbetemi si ju”, ka thënë ai.
Kurti e Bulliqi kanë kërkuar nga qytetarët të shpërndahen të qetë në shtëpitë e tyre.