U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Shpejtim Bulliqi pa balotazh fiton në Podujevë, LDK humb bastionin kryesor
Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje është fitues në garën për kryetarin e Komunës së Podujevës. Ai ka mposhtur rivalet nga LDK-ja dhe AAK-ja, Nexhmi Rudari dhe Naim Fetahu.

KQZ ka njoftuar se rezultati preliminar ka konfirmuar se Bulliqi ka fituar 51.6 përqind të votave, kurse rivali kryesor i tij, Nexhmi Rudari i LDK-së, më pak se 36 përqind.
Kjo nënkupton që nuk do të ketë balotazh.

Bulliqi, ishte anëtar i LDK-së, por pas mospajtimeve me krerët e LDK-së, kaloi në Vetëvendosje.
Ndërkohë, në Mitrovicë të Veriut, siç edhe është pritur ka fituar bindshëm kandidati i Listës Serbe, Millan Radojeviq, me rreth 90 përqind të votave.

Kryetari i zgjedhur i Podujevës dhe ai i Mitrovicës së Veriut, ka mandat të cunguar, pasi që këto ishin vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme, andaj kryetari i ri do të udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.