
Justifikimet më të çuditshme që mësuesit kanë dëgjuar nga nxënësit e tyre
Le ta pranojmë! Justifikimet më të çuditshme dhe qesharake në botë, i dëgjojnë mësuesit/pedagogët, kur studentët/nxënësit e tyre nuk janë të përgatitur. Argumentat më pak bindës i gjeni më poshtë, treguar nga vetë mësuesit.
1.
“Një nga nxënësit e mi tha se qeni i kishte ngrënë detyrën e shtëpisë, ndërkohë që detyra ishte online.”
2.
“Një student i imi më tha se kishte vendosur të mos i bënte detyrat sepse fiset Maya kishin parashikuar fundin e botës dhe nëse bota merrte fund, ai s’do të kishte asnjë lloj problemi.”
3.
“Kisha një student, i cili më tha dy herë rresht që gjyshja e tij vdiq. Ok, do thoni që njerëzit kanë dy gjyshe, por në fakt të njëjtën histori ma bëri 2 herë copy paste në email.”
4.
“Më tha se nuk i bëri detyrat sepse mami po grinte diçka në blender dhe zhurma ishte e tmerrshme.”
5.
“Mbaj mend që një nxënësit, pa u menduar 2 herë, më tha që s’i bëri detyrat sepse i mbaroi boja e stilolapsit!”
Burimi: BuzzFeed