U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Kalabria ka dy pandemi: Covid-19 dhe mafian!
Italia ishte vendi i parë në perëndim që u shtyp nga pandemia dhe ishte për disa kohë, epiqendra e saj globale.
Në korrik, kur infeksionet ditore ranë në mbi 100, një ndjenjë e rreme e sigurisë u vendos, ndërsa Italia hapi dyert për turistët. Tani po paguan çmimin, duke luftuar me një valë të dytë vdekjeprurëse dhe, edhe një herë shifrat e vdekjes së saj janë disa nga më të lartat në Evropë.
Por ndryshe nga marsi, kur pandemia përqendrohej në rajonin e pasur verior të Lombardisë, vala e dytë po përplas edhe jugun e varfër.
Kalabria, një rajon ku historikisht kanë banuar edhe arbëreshet e Italisë, është një nga rajonet më të varfra të Italisë dhe Europës Perëndimore. Sistemi i saj shëndetësor e vendos në rrezik edhe më të madh vendin.
Pse po vuan jugu
Kalabria është lënë pas me dekada të keqmenaxhimit politik dhe plaçkitjes nga mafia e saj, “Ndrangheta”, e cila u infiltrua në sistemin e kujdesit shëndetësor.
Bandat kriminale kapën burimet dhe sollën borxhe masive, duke çuar në mbylljen e 18 spitaleve të saj publike dhe shkurtime të mëdha të numrit të shtretërve dhe personelit.
Vetëm disa ditë më parë, një politikan i lartë vendas u arrestua, i akuzuar për pastrim parash përmes farmacive të kontrolluara nga Ndrangheta, në këmbim të mbështetjes së mafias.
Korrupsioni ka përkeqësuar shumë aspekte edhe të shërbimeve shëndetësore të vendit: Dy komisionerë shëndetësorë për rajonin u pushuan nga puna brenda muajit të kaluar. Njëri u pushua pasi ai i quajti të padobishme maskat e fytyrës dhe tha se mënyra e vetme për të kapur virusin ishte puthja e një personi të infektuar me gjuhë për 15 minuta.
Dy kandidatë të tjerë të emëruar nga qeveria refuzuan punën.
“Kalabria u gjend pa spitalet e duhura për të përmbushur edhe kërkesat minimale të koronavirusit, kështu që i gjithë sistemi u zhyt”, shprehet Santo Gioffrè, një gjinekolog i cili, si kreu i një autoriteti shëndetësor lokal, ekspozoi mashtrimet pesë vjet më parë, por thotë se autoritetet i thanë të heshtte.
Ai shton:
“Ne nuk mund të paguanim kreditorët dhe kishte fatura të rreme. Ndërsa mafia u pasurua, tani nuk kemi spitale, as sistem të kujdesit shëndetësor. Jemi në një situatë emergjente.”
Kjo emergjencë po dëmton ekonominë e Kalabrisë, tashmë “zonë e kuqe”, që po mbyll bizneset për herë të dytë këtë vit.
Mafia dhe Covid, një pandemi e dyfishtë
Në restorantin “L’A Gourmet” të Filippo Cogliandro-t, karriget janë grumbulluar në tavolina të zbrazëta poshtë llambadarëve prej qelqi dhe kuzhina është e heshtur.
“Një restorant është si një orkestër”, thotë, duke përshkruar tingujt e kuzhinierëve në punë dhe pjatave që kërcasin. “Dhe është shumë e vështirë ta shohësh memec”, shton ai, ndërsa i rrjedhin lotët.
Për kuzhinierin e vlerësuar me çmime, situata është pasojë e një problematike shumë më të gjatë, rreth 12 vite më parë, kur ai refuzoi të paguante paratë e zhvatjes së Ndrangheta-s dhe kërcënimet e mafias i mbanin klientët larg. Gjithsesi, ai ndërtoi rrugën e tij përsëri deri atëherë dhe thotë se mund ta bëjë përsëri.
“Ndrangheta dhe Covid janë të dyja pandemi”, thotë ai. “Ne do ta shkatërrojmë virusin me një vaksinë, por lufta kundër mafias do të zgjasë më shumë.”
Së fundmi, Italia ka filluar ta rrafshojë përsëri kurbën dhe Kalabaria, tashmë nuk është më një zonë e kuqe, por portokalli, pra me më pak rrezik, duke lejuar një lëvizje me të madhe në nivel lokal.
Por, në këtë cep të dëmtuar të Italisë, virusi ka ekspozuar “zemrën e tij të brishtë”.