
Po dërgonte fëmijët në shkollë, del fotoja e makinës ku u qëllua me 2 plumba 43-vjeçari

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Balldre, në Lezhë. Raportohet se Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së 43-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa. Mësohet se në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët kur është qëlluar në drejtim të tij.

Kjo është makina ku është qëlluar Hilë Gjini mëngjesin e sotëm. 43-vjeçari ka qëndruar aty derisa ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa ka hipur në makinë, Gjini është qëlluar me dy plumba nga një banor i zonës me iniciale Gj.Gj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me plagosjen e mëngjesit të sotëm në Lezhë. Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me dy plumba në këmbë në fshatin Balldre.
Autori është identifikuar si një banor i zonës, i identifikuar si Gjin Gjini, i cili ka përdorur armë automatik.
Hilë Gjini ka qëndruar rreth 30 minuta në makinë ku u qëllua, derisa ka ardhur ambulanca që e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.