Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

48 orë i varur pas anijes së përmbysur dhe shpëton (Foto)
Një aventurë e pabesueshme, e denjë për fundin e filmit “Moby Dick”, ajo që përjetoi 62-vjeçari Stuart Bee në ujërat e Floridas, SHBA.

I deklaruar i zhdukur në det që të shtunën nga familja e tij, të cilët nuk e kishin parë atë të kthehej nga një udhëtim me anije nga “Marina Bay”, burri u ngjit në trupin e anijes së tij të përmbysur derisa mbërritën ekipet e shpëtimit.

Anija u mbyt pothuajse tërësisht kur Rojet Bregdetare e gjetën dhe e shpëtuan atë gati 140 kilometra nga bregu.
Bee rezistoi për gati 48 orë, ashtu si protagonisti i romanit të famshëm të Melville. Kur erdhën ekipet e shpëtimit, ai u ngjit i lumtur në bordin e anijes “Angeles”.
