
Capital T me një tekst diss për Mozzik
Në janar të këtij viti, kohë kur lejoheshin dasmat dhe të tjera organizime të ngjashme dhe bota jetonte si zakonisht, Capital T dhe Mozzik ishin të pranishëm në dasmën e një miku të përbashkët. Ata madje pozuan në një foto, e cila qarkulloi nëpër internet dhe u përfol si një bashkëpunim i mundshëm. E dimë, sa naivë janë fansat ndonjëherë.

Sidoqoftë, në fund të nëntorit, Capital T, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me moderatorin Meriton Mjekiqi, këndoi freestyle (improvizim) – ndonëse një pjesë e njerëzve vë në dukje se reperi këndoi playback.


Dakord, po ç’hyn Mozzik këtu? Në freestyle-in e quajtur “Story”, Capital T thotë (min.56:00):
“Femra ta ka rrit morrin,
nuk vrehesh as me tesha t’fosforit,
ma reper se ti osht Lori [sic].”
Djemtë nuk ndiqen në rrjete sociale (Capital T ndjek Loredanën, kjo e fundit nuk e ndjek). Pas publikimit të intervistës në “Gjoni Black”, Mozzik postoi një foto ku shkruhet “Hustle, baby, hustle” (ngutu, vogëlush, ngutu).

Disa janë të mendimit se është diss për Feron, një version më pak i besueshëm ky, se fundja pse duhet të krahasohet Fero me Lorin?! Pastaj Fero nuk dallohet për stilin e tij me “tesha t’fosforit” si Mozzik.

Kemi një pyetje:
Ku jeni ju?
- #TeamMOZZIK
- #TeamCAPITAL
- Nuk zgjedh dot
- Asnjë