“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Gjyshja 99-vjeçare mposht Covid pas 3 javësh në spital
Margareta është banorja më e moshuar e Shtëpisë së të Moshuarve në Karlovac të Kroacisë që mposhti koronavirusin.
Pas një testi pozitiv për Covid, gjyshja 99-vjeçare vazhdoi trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm Ogulin, megjithëse ishte asimptomatike.
Pas tre javësh trajtimi në spitalin Ogulin, ajo u kthye në Shtëpinë e të Moshuarve “Sveti Antun”, ku u vendos për disa muaj.
Ajo nuk lëvizte për ca kohë, me shëndet relativisht të mirë dhe nuk po merr ndonjë terapi tani.
Kroacia deri më tani ka regjistruar mbi 131 mijë të infektuar me virus ndërsa kanë vdekur 1861 persona