U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Prefekti i Kukësit refuzon heqjen e titullit “Nderi i Qarkut”, Veton Surroit
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kuçana.
Këshilli Bashkiak i Kukësit vendosi një javë më parë (27 nëntor) t’i heqë titullin “Nderi i Qarkut Kukës” publicistit të njohur Veton Surroi, me kërkesë të disa familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.
Vendimi i Këshillit Bashkiak Kukës solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili e quajti lajthitje kolektive vendimin, ndërsa deklaroi se ka ardhur koha t’i jepet fund me ligj nga Parlamenti për të normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Nuk mungoi edhe një reagim nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili në një postim në Facebook kërkoi falje dhe këtë vendim e cilësoi si “të nxituar”.
Pas polemikave të krijuara, reagoi edhe vetë Surroi për këtë vendim të Këshillit të Qarkut Kukës. Ky i fundit tha se e gjitha është një gjykim politik, që bazohet në emocion dhe jo në prova.