Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

FOTO/Shtohet misteri i monolitit, shoferi amerikan e pikas në ‘qiell’ mbi shkretëtirën e Utah
Shtohet misteri në lidhje me monolitin prej metali që po “udhëton” nëpër botë, duke shfaqur në mënyrë misterioze në një vend, duke u zhdukur më pas po në mënyrë misterioze e duke u shfaqur sërish në një vend tjetër.
Fillimisht ai u zbulua në shkretëtirën e Utah, më pas në Rumani, e së fundmi është parë në një mal në Kaliforni të SHBA.

Mirëpo çudia është se tashmë, mania e monolitit është shfaqur dhe në “qiell”. Mediat amerikane kanë shpërndarë një imazh të pabesueshëm që thuhet se është kapur nga nj shofer në SHBA, ku duket monoliti prej metali në ‘qiell’. Shoferi, Jeff Jacobs ishte duke u kthyer në shtëpi, në Idaho, rreth 1200 km larg, kur bëri fotot e çuditshme me të cilat kërkonte të impresiononte gruan.
56-vjeçari thotë se nuk e besonte atë që po shfaqej në qiell, e cila zgjati vetëm disa sekonda.
“Kur e pashë mendova ‘Çfarë është kjo?’ Isha pranë Idaho dhe disa njerëz sugjeronin se mund të jetë monoliti i zhdukur në Utah. Utah nuk është shumë larg nga Idaho dhe dy vendet janë të lidhura”, tha ai.