Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti vetëm online
U.D. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar dje Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, pjesë e së cilës pako është edhe tërheqja e 10 përqindëshit të Trustit.
E pas këtij hapi nga Presidenca, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit për tërheqjen e këtyre mjeteve.
Trusti thotë se janë të obliguar që megjithatë të presin publikimin e këtij Ligji në Gazetën Zyrtare që më pas të lejohet aplikimi, duke theksuar se procesi i publikimit në Gazetën Zyrtare nga varet nga ta, por shpresojnë të jetë i shpejtë.
Zyrtarë të Trustit thonë se i tërë procesi i aplikimit do të bëhet përmes internetit në një uebfaqe e cila do të ofrohet për të gjithë kontributpaguesit, ndërsa tregojnë se aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).
“Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim. E përsërisim këtu që të gjithë kontribuuesit e interesuar ta kenë parasysh që: 1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit. 2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust. 3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër). 4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet. 5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet”, ka theksuar Trusti përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.