Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Monoliti prej metali vijon ‘rrugëtimin misterioz’, shfaqet në një tjetër vend
Një monolit misterioz është shfaqur në brigjet britanike vetëm disa ditë pasi u zbuluan dhe u hoqën shtylla të ngjashme në Amerikë dhe Rumani.
Objekti metalik u gjet nga plazhistët në Compton Bay në Isle of wight më herët sot.
Disa fotografi të marra nga kënde të ndryshme tregojnë se monoliti është varrosur në rërë dhe jep dhe pasqyrim të përsosur.
Është e paqartë se si objekti i rëndë u vendos në plazh, i cili është i arritshëm vetëm nëpërmjet një shtegu këmbësorësh.
Shfaqja dhe zhdukja e mistershme e monolitit vijon prej javësh tashmë, ndërsa ende askush nuk ka asnjë përgjigje për fenomenin.