Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Tërmeti me magnitudë 4.1 dridh Durrësin
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 të shkallës rihter dhe epiqendra e tij u lokalizua 17 kilometra nga Laçi dhe 27 kilometra nga Durrësi.
Banorët shkruajnë në aplikacionin e tërmeti se është ndjerë shumë në Shijak, Laç, Lezhë. Madje disa prej tyre shprehen se ishte shumë i fortë dhe i ka zgjuar të tronditur nga gjumi.
Disa shkrime të qytetarëve:

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detaje për lëkundjet e tërmetit që u ndjenë sot në vend. Fillimisht faqja europiane EMSC raportoi se epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Adriatik me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, 39 kilometra nga Tirana dhe 22 kilometra nga Durrësi.
Ndërkohë, IGJEUM bën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 4.1. Sipas IGJEUM tërmeti ishte me epiqendër 2 km në veri të Ishmit me një thellësi 2 km, ndërsa thekson se të dhënat janë paraprake.