U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Kosova aplikon për vaksinë kundër koronavirusit
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka aplikuar për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit në aleancën globale GAVI-COVAX.
“Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, meqë synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai ka thënë se Kosova synon të vaksinojë grupet e popullatës që janë më ekspozuara dhe më të rrezikuara nga koronavirusi, duke përfshirë, stafin shëndetësor, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, personelin e shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe më pas edhe kategori tjera.
Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksinave, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnje e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina.
Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX.