
Sëmundja misterioze shënon viktimën e parë, qindra të shtruar në spital, çfarë dihet deri tani
Një sëmundje e çuditshme, e panjohur për shkëncën, po përhapet në qytetin Eluru të Andhra Pradesh në Indi.
Shkaku i sëmundjes ende nuk dihet, ndërsa raportohet se një person tashmë ka vdekur dhe mbi 300 janë shtruar në spital.
Edhe pse nuk ka ende një konfirmin, jane hedhu dyshime se sëmundja vjen nga një ndotje e mundshme e ujit.
Sidoqoftë, pretendimet u mohuan nga autoritetet në Indi. Ata kanë përjashtuar ndotjen e ujit dhe ushqimit si shkaqe të mundshme të sëmundjes.
Simptomat
Pacientët nga Eluru në Andhra Pradesh, kishin një gamë të gjerë simptomash nga të përzierat deri te krizat dhe të fikët. Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin pasi u ankuan për djegie të syve.
Ndërsa dihet pak për origjinën e sëmundjes misterioze, simptomat e saj kanë treguar një ngjashmëri të mundshme me atë të epilepsisë. Sidoqoftë, asgjë nuk është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.