“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

17 të vdekur dhe 557 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Janë shënuar 557 raste pozitove me Covid-19 sot në Kosovë, bënë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjithsej janë testuar 1541 mostra.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 217 raste, Mitrovicë 41 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 25 raste, Gjilan 23 raste, Prizren 23 raste, Pejë 22 raste, Ferizaj 19 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Kamenicë 10 raste, Suharekë 10 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Mamushë 3 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë , Hani i Elezit , Ranillug , Shtërpcë .