
Çfarë thonë gjakovarët për mos dekorimin e qytetit
Disa qytete vendosën të dekorojnë sheshet e tyre për festat e fundvitit. Por, të tjera, si Gjakova, morën vendim që të mos ketë dekorime.
Qytetarët shprehin mendime të ndryshme në lidhje me vendimin e komunës.
Po ashtu, ata flasin edhe për pandeminë, për çka mendojnë se po paraqet një periudhë shumë të vështirë. Disa prej qytetarëve kritikojnë edhe ata që nuk po i respektojnë masat antiCOVID, çka po ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve.