Planeti gjigant që 'nuk duhet të ekzistojë' është shumë masiv për yllin e tij të

Polici vret të riun 25 vjeçar në Tiranë, reagojnë familjarët, ishte i paarmatosur
Një polic ka qëlluar për vdekje një 25 vjeçar në Tiranë, diku pas mesnate, pasi që i riu, siç është raportuar nga policia, nuk i ishte bindur urdhërit për ndalje. Por, a ishte vrasja vendimi i duhur i policit në këtë rast, tashmë janë ngritur dilema dhe dyshime të shumta.
Në fakt, vrasja nga policia e 25 vjeçarit Klodian Rasha mbetet ende e mbuluar me mister.
Në reagimin e saj, policia thotë se i riu ka qenë i armatosur, ndërsa familja thotë se ai nuk mbante arme dhe kishte dalë për të pirë kafe. Sipas xhaxhait të viktimës, e vetmja gjë që mbante në duar i riu kur doli nga shtëpia ishin “dy kokrra hurma”.
Por kamera një servisi në zonën ku u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari mund të hedhë në dritë në lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar Rashën, i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. Sipas bluve ai i është drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri, në atë moment efektivi e ka qëlluar duke e lënë të plagosur 25 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
U vra nga polici/ Xhaxhai i 25 vjeçarit: Klodiani doli për kafe, kishte dy hurma në dorë, jo armë
Xhaxhai i 25 vjeçarit të vrarë nga policia në Tiranë ka mohuar që Klodian Rasha të ketë patur armë me vete.
Në një reagim për mediat, ai tha se nipi kishte pasur dy hurma në dorë dhe kishte dalë të pinte një kafe.
“Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin. Edhe në emër të vëllait, kërkojmë që të zbardhet deri në fund. Djali nuk ka patur asgjë me vete. Kemi besim nga mediat dhe shteti”, tha xhaxhai i viktimës.
Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policie pak pas mesnate. Sipas policisë ai ishte i armatosur, edhe pse policia gjatë komunikatës së parë deklaroi se i riu “një send të fortë që si fillim është dukur si armë zjarri.”
Por në një komunikatë të dytë, policia tha se kishte gjetur një armë, e cila sipas bluve, i përkiste 25 vjeçarit.
Gjithçka nisi për shkak të shkeljes së karantinës, detaje të reja për vrasjen e 25 vjeçarit nga polici
Vrasja e të riut Klodjan Rasha me 2 plumba nga një polic në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ka tronditur kryeqytetin. Dinamika e ngjarjes vijon të ketë shumë të panjohura, ndërsa mësohet se fillimi i incidentit nisi nga shkelja e karantinës.
Rasha është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar, për shkak se kishte thyer orën policore që fillon në orën 22:00 sipas një urdhri të Komitetit Teknik.
Ai u ndoq nga policia deri pranë shtëpisë ku edhe u ekzekutua rreth orës 01:45 të mëngjesit.
Nuk dihet se pse i riu kishte shkelur karantinën, por bie opsioni i kthimit nga puna, pasi ai ishte i papunë. Policia po heton edhe pistën nëse efektivi që qëlloi, ka tejkaluar kompetencat/gazeta shqip/