Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Kina nuk ndal eksperimentet: Tenton ta rregullojë artificialisht klimën e vendit
Kina nuk do të presë që ndryshimi i klimës të shkatërrojë planet e tyre për t’u bërë fuqia e madhe e botës në dekadën e ardhshme.
Qeveria e gjigandit aziatik kohët e fundit ka njoftuar synimin e saj për të zgjeruar programin eksperimental të modifikimit meteorologjik me qëllim kontrollimin e klimës në më shumë se gjysmën e territorit të saj, domethënë, më shumë se 5.5 milion kilometra katrorë.
Në mënyrë të veçantë, qëllimi i autoriteteve kineze është të kontrollojnë nivelin e reshjeve në zona të mëdha bujqësore të vendit për të përmirësuar produktivitetin dhe për të zgjeruar të korrat në zonat e kërcënuara nga shkretëtirëzimi.
Në të njëjtën mënyrë, kontrolli i klimës në këto rajone do të ndihmojë në parandalimin e katastrofave natyrore (për shkak të shirave tepër të përqendruar, zjarreve ose thatësirave ekstreme) dhe lehtësimin e vendosjes në vende që nuk janë shumë tërheqëse për jetën bujqësore siç është pllaja Qinghai-Tibet, diçka që, për nga ana tjetër, mund të ketë të bëjë me një strategji për të kolonizuar vendin e Dalai Lamës që është okupuar që nga vitet 1950.