Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

PDK refuzon Haradinajn për President: Jo kandidatura që izolojnë Kosovën
Partia Demokratike rrëzon edhe zyrtarisht kërkesën e Ramush Haradinajt për President të Kosovës.
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhajt ka deklaruar se kjo parti do të ketë kandidatin e vet në garën për kryetar shteti, ndërkohë që kandidatura e Haradinajt jo vetëm e përçan Kosovën, por edhe e izolon nga jashtë.
Postimi i Enver Hoxhajt
Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejojë që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.
Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!
Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj.