“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Dosja kundër UÇK-së, Kuvendi vendos të marrë dëshmitarë Dick Marty-n
Është zhvilluar sot mbledhja e parë e Komisionit parlamentar për Krimet Serbe në Kosovë, i drejtuar nga deputeti socialist, Ulsi Manja. Ky komision ka nisur vetëm piketat e para të punës së tij, ku janë caktuar relatorët dhe rendi i ditës. Në këtë mbledhje u tha se duhet thirrur si dëshmitar edhe Dick Marty, Senatori zviceran, i cili hartoi raportin e posaçëm të Këshillit të Europës kundër UÇK-së.
Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi, pyeti me ironi Manjën se “a rron ky Sadiku që shkurt e thërrasin Dick, ndërkohë që ka aluduar se a do të thirret një nga dikët në komision.
Përbërja e komisionit është konfirmuar sipas votimit në seancën plenare të Kuvendit, me 9 deutetë: Ulsi Manja kryetar, Enver Roshi zv. kryetar, Klodilda Bushka Sekretare dhe anëtarët Alket Hyseni, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.
“Për të qenë të qartë Komisioni i Posaçëm nuk është komision hetimor. Veprimtaria bazohet në nenin 24 të rregullores . Në janar 2011 Asambleja Parlamentare e KiE ka miratuar një rezolutë, ku i kërkon autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar për të sqaruar të gjitha të dhënat e të dhëna në raportin Dick Marty.
Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2012 ka miratuar një ligj ku i hap punë bashkëpunimit me EULEX për të sqaruar këto të dhëna.
Veprimatria e këtij komisioni lidhet kryesisht me kontrollin parlamentar, se si autoritetet shtetërore dhe zyrtarët shtetërore kanë zbatuar këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë për të verifikuar të dhënat e raportit të Dick Marty”, tha Manja.
Ai nënvizoi se në fund do të dilet me një projekt rezolutë për këtë çështje. Komisioni i Posaçëm do të caktojë edhe programin dhe kalendarin e punës për të administruar dokumentet e nevojshme në këtë drejtim.
Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, miratoi më 26 nëntor me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim,ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.
Bazuar në raportin e senatorit Dick Marty është themeluar Gjykata Speciale me seli në Hagë,
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë po heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’.
Nën këto dyshime, në Hagë po mbahen të mbyllur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli si dhe pjesëtarë tjerë të UÇK-së.