Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

E qeshura djallëzore/ Vajza në foto shpjegon të vërtetën
Vajza duke buzëqeshur në kamera dhe prapa një shtëpi që digjet në mes të një zjarri. Ju tashmë e dini për çfarë meme po flasim, atë që njihet si Disaster Girl apo vajza psikopatike.
Protagonistja, Zoe Roth, ka folur me BuzzFeed USA për të treguar historinë që fshihej pas. Dhe jo, ajo nuk po buzëqeshte sepse kishte shkaktuar zjarrin ose sepse ishte krenare për katastrofën, siç pretendohet nga njerëzit pas memes.
Fotografitë janë bërë në vitin 2005, kur ajo ishte pesë vjeç, tani ajo është 20. Zoe po shikonte TV me babanë dhe vëllain e saj dhe papritmas sirenat e zjarrfikësve filluan të dëgjohen afër. Ata dolën në rrugë dhe panë një kolonë tymi në shtëpinë e një fqinji. Babai i saj, i cili ishte një fotograf amator, sapo bleu një aparat fotografik dhe vendosi të shkonte të shihte se çfarë po ndodhte, në rast se do të duhej të dokumentonte diçka në mënyrë fotografike.
Kur arritën në shtëpinë që digjej, panë që zjarrfikësit nuk po bënin shumë për të shuar zjarrin: “ata po ecnin nëpër zonë, dhe ishin njerëzit ata që po punonin më shumë”, kujton Roth. Duke parë që ata ishin larg rrezikut, babai i saj filloi të bënte foto dhe t’u kërkonte fëmijëve të tij të pozonin. Ajo ishte e kthyer me shpinë, dhe u kthye për të buzëqeshur dhe pastaj bëri atë fytyrë që e njohin të gjithë tashmë.
