“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

COVID i merr jetën mjekut që sheroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së
Ndahet nga jeta në moshën 55 vjeçare doktor Nijazi Ahmeti, mjeku që shërbeu edhe gjatë luftës së Kosovës, duke shëruar plagët e ushtarëve të UÇK-së.
Dr. Ahmeti ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve të Kosovës për shumë vite.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Për humbjen e mjekut ka reaguar i pikëlluar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Dr. Nijazi Ahmetit.
Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë.
Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën.
Nijaziu u prehtë në paqe!”

