U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Ekzekutohet me injeksionin e vdekjes 40-vjeçari, fjalët e fundit që tha…
Shtetet e Bashkuara kanë ekzekutuar kriminelin e dënuar Brandon Bernard, 40 vjeç ditën e enjte, pavarësisht kundërshtimeve nga disa anëtarëve të trupës gjykuese, të cilët kërkuan nga administrata Trump të tregonte mëshirë.
Bernardi u dënua me vdekje në vitin 2000 së bashku me bashkëpunëtorin Christopher Vialva për vjedhje makinash dhe vrasjen e Todd e Stacie Bagleyt në një pjesë të largët të Bazës Ushtarake Fort Hood afër Killeenit, në Texas.
Vialva rrëmbeu dhe qëlloi çiftin nga një distancë e afërt, teksa ishin shtrirë në bagazhin e makinës. Më pas, Bernard i vuri flakën makinës. Në kohën e krimit, Bernardi ishte 18 dhe Vialva 19 vjeç.
Bernard i tha familjes së çiftit që ai vrau se ishte i penduar, para se të vdiste me injeksion vdekjeprurës të enjten. Katër ekzekutime të tjera janë planifikuar para përfundimit të presidencës së Donald Trump.
Bernard u shpall i vdekur në orën 21:27 me kohën lokale të enjten (02:27 GMT e premte) në një burg në qytetin e Terre Haute.
Para kësaj ai i drejtoi fjalët e tij të fundit drejt familjes së viktimave, duke folur me qetësi për më shumë se tre minuta.
“Më vjen keq. Këto janë fjalët e vetme që mund të them që shprehin plotësisht se si ndihem tani dhe si u ndjeva atë ditë”, tha ai.
Ekzekutimi u shty për më shumë se dy orë, pasi avokatët e Bernardit i kërkuan Gjykatës së Lartë ta ndalonte atë, por kërkesa u refuzua.

