
Besojeni ose jo, por COVID ka aromë dhe qentë mund ta nuhasin atë
Qentë njihen për shqisën e tyre shumë të fortë të nuhatjes, rreth 10 herë më të fortë se shqisa e njeriut.
Kjo aftësi e tyre është përdorur jo pak herë nga njerëzit, duke i stërvitur qentë për të gjetur lëndë narkotike, por jo vetëm.
E së fundmi qentë do të përdoren edhe për të nuhatur personat që janë të infektuar me koronavirus, besojeni ose jo. Në Britani janë një skuadër qensh që po trajnohen për të kuptuar nëpërmjet nuhatjes nëse një person është ajo jo i infektuar.
Në të vërtetë, vetë viruset nuk kanë një aromë, e as COVID-19, por sipas studiuesve njerëzit që janë mbartës të viruseve prodhojnë një aromë specifike.
Njerëzit e përhapin aromën nëpërmjet djersës në lëkurë dhe qentë do të trajnohen për të gjetur pikërisht këtë aromë.