
FOTOT/ U dogj dhe u shkatërrua selia e socialistëve, çfarë ndodhi në Shkodër
Socialistët kanë vepruar me urgjencë, duke rikonstruktuar plotësisht gjatë natës selinë e PS në Shkodër, e cila u shkatërrua dje nga protestuesit.
Këtë lajm e ka bërë me dije dhe vetë i dërguari politik socialist në qytetin verior, Ilir Beqaj.

Ai thotë se veprimi ka shkaktuar zemërim dhe mërzi tek simpatizantët e PS, por tashmë çdo gjë është rregulluar.
“Të mërzitur janë ndjerë shumë socialiste e socialistë shkodranë. Edhe simpatizantë e mbështetës të PS-së. Midis tyre ka edhe shumë të indinjuar. Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre.“, shkruan Beqaj.
Adoleshentë e të rinj, thyen derën e dritaret dhe u futën brenda zyrave nga ku nxorën dokumenta e orendi dhe u vunë flakën në rrugë.




