Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Nga 46 mijë rastet me COVID në Kosovë, mbi 70% janë shëruar
Bazuar në statistikat aktuale, 71.6 për qind e qytetarëve të prekur me coronavirus në Kosovë që nga fillimi i pandemisë e deri më tash, janë shëruar. Në nivel vendi janë regjistruar 46 mijë e 118 raste pozitive deri tash, ndërsa janë shëruar 33 mijë e 64 prej tyre, bazuar në raportin e së shtunës së Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
46 mijë rastet pozitive kanë dalë nga testimi i më shumë se 161 mijë personave të dyshimtë. Nga të gjitha këto raste, 1186 kanë përfunduar me vdekje apo 2.5 për qind e rasteve në total.
Aktualisht në vend janë edhe 11 mijë e 868 raste aktive. Rastet e para me COVID-19 në Kosovë ishin regjistruar në muajin mars. Në muajt e verës pati ngritje të rasteve, ndërsa kulmi u arrit në muajt tetor-nëntor kur për vetëm dy muaj u regjistruan më shumë se 25 mijë raste pozitive e 435 të vdekur.
Dita më e rëndë për Kosovën në pandemi ishte 3 dhjetori. Atë ditë u regjistruan 22 të vdekur si pasojë e COVID-19