
“Më pëlqen shumë kjo i dashur”/ Jennifer Lopez komenton të riun shqiptar në Instagram (Foto)
TikTok është kthyer tashmë në një nga platformat më të përdorura nga të rinjtë, të cilët marrin pjesë në sfida të ndryshme dhe postojnë video kryesisht duke kërcyer. Dhe një i ri shqiptar ka marrë vlerësime për videon e tij të postuar së fundmi nga këngëtarja Jennifer Lopez.
Ardit Nreca, i cili është fans i zjarrtë i këngëtares postoi në TikTok një video teksa kërcen këngën e Lopez e ku merr pjesë në sfidën #InTheMorningChallenge.
Këngëtarja që e ka parë videon e ka pëlqyer dhe më pas e ka shpërndarë edhe në Instagramin dhe TikTokun e saj, ndërsa në postimin në Instagram të Arditit ajo ka komentuar: “Më pëlqen shumë kjo i dashur!”
Jennifer Lopez e hapi zyrtarisht sfídën e kërcimit, në Instagram dhe Tik-Tok, duke i bërë tag të riut shqiptar.


