Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Hoti nga pozita e kryeministrit po përpiqet të zgjedh presidentin, askush s’i përgjigjet
Kryeministri Avdullah Hoti, ndonëse është kritikuar për ftesën bërë partive politike për të diskutuar për çështje e presidenti, gjatë së martës sërish ka thënë se është duke bërë përpjekje për një gjë të tillë.
Madje sipas tij, disa parti kanë dhënë qëndrimet e tyre për zgjedhjen e presidentit.
“Jemi duke bëtë përpjekje për këtë çështje. Disa parti politike kanë dhënë pozicione e tyre”, ka thënë ai, raporton e.o.
Poashtu kryeministri tha se me rëndësi të mos bëhen përgjithësime për çështje specifike.
Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët për medie me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, pas nënshkrimit të kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21.
Por, në anën tjetër, të gjitha partitë politike janë deklaruar se nuk do t’i përgjigjen Hotit, pasi që zgjedhja e presidentit është çështje e Parlamentit dhe partive politike, dhe jo e Qeverisë dhe e Kryeministrit.