U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Pamjet e rralla dhe shqetësuese: Ja si duket ajsbergu më i madh në botë
Një avion i Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF) fotografoi ajsbergun më të madh në botë, teksa fluturonte mbi Oqeanin Atlantik.

Masa e gjerë 4200 km katrorë, e quajtur A68a, ishte në drejtim të ishullin South Georgia. Për shkak të madhësisë, ishte e pamunur që të fotografohej e gjithë tërësia e ajsbergut, por hulumtimi siguroi pamje “nga afër” të ujërave përreth të cilat do të studiohen nga vëzhguesit dhe shkencëtarët.


Shkencëtarët thanë se ka një mundësi që ajsbergu të qëndrojë në ujërat e cekët në South Georgia, duke paraqitur një kërcënim për ekosistemin e ishullit. A68a ka lëvizur 1,050 km në tre vjet që kur u shkëput nga blloku i akullit Larsen C i Antarktidës.
