“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Vrasje e vetëvrasje në Prizren, viktimat babë e bijë
Dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren.
Kryeprokurori Admir Shala ka konfirmuar për kohën se viktimat janë qëlluar me armë zjarri.
“Pasditen e së martës dy persona janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre. Sipas Prokurorisë së Prizrenit, bëhet fjalë për një zyrtar policor dhe një person tjetër, që ka lidhje familjare me të. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e para dhe kjo ka nxjerrë përfundim se viktimat janë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë Shala.
Bëhet fjalë për babë e bijë, 52 përkatësisht 21 vjeç.
Derisa Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, ka konfirmuar se janë një grua dhe një burrë të vrarë, me këtë të fundit që është zyrtar policor.
“Më 15.12.2020 pak pas orës 19:00 Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Durmish Asllani në Prizren janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë kompetente policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një m/kosovar zyrtar policor dhe një f/kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Kelani.
Kelani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore, përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.