U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Dhunohet një grua shtatzënë në Vushtrri
Një grua shtatzënë është dhunuar në Vushtrri. Për këtë rast, policia është njoftuar nga reparti i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). E nga policia raportojnë se rasti ka ndodhur të hënën.
“Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. E me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.