Planeti gjigant që 'nuk duhet të ekzistojë' është shumë masiv për yllin e tij të

Si e shohin analistët ndërkombëtar një përfshirje eventuale të Albright në dialog?
Analistët ndërkombëtar të çështjeve politike, Daniel Serwer dhe Richard Caplan thonë se një përfshirje eventuale e Madeline Albgright në dialogun me Kosovës dhe Serbisë do të kishte peshë të madhe politike e diplomatike. Por, edhe tërheqin vërejtjen se në këtë rast, Serbia do të shihte zonjën Albright si të njëanshme, pasi që ajo është mbështetësë e fuqishme e Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Ata kanë folur edhe në lidhje me dialogun aktual Marrëveshjen e Uashingtonit si dhe zbatimin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.

Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se marrëveshja e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë nuk është historike dhe aspak serioze. Sipas Serwer, kjo përben një problem serioz.
“Nuk mendoj se është historike apo edhe e rëndësishme. Shumica e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë nuk respektohen plotësisht. Ky është një problem serioz”, deklaroi Serwer për RTV Dukagjinin.
Rreth zërave për mundësinë e përfshirjes se Madeleine Albright ne dialog, Serwer thotë se ajo do te kishte shumë ndikim në këtë proces.
Ndërsa profesori nga Oxford University, Richard Caplan, thekson se Kosova dhe Serbia kanë një histori të mos respektimit të marrëveshjeve.

“Fatkeqësisht, ekziston një histori e moszbatimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së pari në 2013 dhe më pas në 2015, Beogradi dhe Prishtina arritën marrëveshje ne disa fusha, duke përfshirë energjinë, telekomunikacionin, kontrollet kufitare dhe komunat serbe. Pastaj në shtator të këtij viti, Trump ndërmjetësoi një marrëveshje ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Në të gjitha rastet ka pasur vetëm zbatim të pjesshëm të marrëveshjeve, gjë që është shumë zhgënjyese. Do të kërkohet një shtytje e re diplomatike”, tha ai.
“Sh.B.A mund të jenë të dobishme në këtë drejtim, por nuk pres që ajo të jetë në krye të agjendës së administratës së re të Biden, edhe pse Biden u interesua shumë për rajonin kur shërbeu si Senator i SH.B.A. Sidoqoftë, administrata e Biden mund të pritet të mbështesë përpjekjet shumëpalëshe me BE për të promovuar normalizimin. BE-ja duhet të kërkojë të përfitojë nga kjo mundësi për multilateralizëm”, theksoi Kaplan.

Sipas Caplan, në rast të përfshirjes të ish-ministres së Jashtme te SHBA-së Madeleine Albright ne dialog, ky veprim do të nxiste reagime tek serbët.
“Madeleine Albright është një diplomate serioze dhe e respektuar me një histori angazhimi në rajon. Sidoqoftë, ajo mund të perceptohet nga Beogradi si e njëanshme në favor të Kosovës, e cila mund të komprometojë efektivitetin e saj si ndërmjetëse”.
Janë bërë më shume 10 vite, qe kur ka filluar procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve.