
Maska tredimensionale që rikrijon tiparet e njerëzve
Gjatë përballjes me pandeminë kanë qenë të shumëllojshme maskat që janë prodhuar për tu mbrojtur nga Covid 19. Së fundmi një i ri ka rikrijuar mbi maskë tiparet e një të rrituri.
Kjo është maska më e re që është modeluar në Japoni nga një i ri, që ka vendosur t’i shesë ato në dyqanin e tij.
Një maskë që rikrijon tiparet e një të huaji në tre dimensione. Maska e Shuhei Okawaras nuk do t’ju mbrojë nga virusi, por do t’ju japë pamjen e saktë të një të rrituri japonez të paidentifikuar, tiparet e të cilit janë modeluar mbi të.
“Dyqanet e maskave në Venecia ndoshta nuk blejnë ose shesin fytyra. Por kjo është diçka që ka të ngjarë të ndodhë tani,” tha Okawara.
“Mendova se do të ishte kënaqësi ta realizoja në të vërtetë.”
Maskat do të dalin në shitje në fillim të vitit të ardhshëm për 950 dollarë copa në dyqanin e tij në Tokio, “Kamenya Omote”, produktet e të cilit janë të njohura si për shfaqje teatrore.
Okawara zgjodhi modelin e tij, të cilin ai e pagoi 40,000 jen, nga më shumë se 100 aplikantë që i dërguan fotot e tyre kur ai filloi projektin në tetor. Një artizan më pas ripunoi imazhin, të krijuar në një printer 3D.
Kërkimet fillestare sugjerojnë që kërkesa për maskat do të jetë e fortë, tha Okawara.
“Siç ndodh shpesh me klientët e dyqanit tim, nuk ka aq shumë njerëz që blejnë (maska për fytyrë) për qëllime specifike. Shumica i shohin ato si pjesë arti, ”tha Okawara.
Ai planifikon të shtojë gradualisht në përbërje fytyra të reja, përfshirë disa nga jashtë.