
Tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 345 raste të reja
Tetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë të shtunën. Sipas raportit, për 24 orë janë regjistruar edhe 345 ndërsa janë shëruar 436 persona.
Postimi i plotë nga IKSHPK:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208.