Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Aksidentale/ Po luante bilardo, polici vritet nga i biri 7-vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Sauk, Tiranë, ku një polic i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga fëmija i tij 7-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Roland Bicerri, 39-vjeç ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Sipas Policisë, efektivi mbeti i plagosur si pasojë e të shtënës, por nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në një lokal, ndërsa Bicerri po luante bilardo me miqtë e tij, ku i biri përfitoi për t’i marrë armën, duke e qëlluar më pas aksidentalisht.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
