Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Pas videos virale, ky burrë i pastrehë ribashkohet me familjen, 10 vite më vonë
Joao Coelho Guimaraes, nga Brazili, ishte larguar nga familja e tij për më shumë se një dekadë.
Këtë javë, ai u ribashkua me nënë dhe motrën, pasi ata e njohën nga një postim në rrjetet sociale, që u shpërnda në gjithë botën.
Guimaraes, i cili u raportua si i vdekur pasi u zhduk, ka kaluar dekadën e fundit në rrugë, duke mbledhur kanaçe për të mbijetuar.
Kohët e fundit, një sipërmarrës me emrin Alessandro Lobo, i cili ka një dyqan me veshje për burra dhe shërbim berberësh, e pyeti njeriun e pastrehë nëse ishte i uritur apo donte diçka për të ngrënë.
Lobo u tha gazetarëve se Guimaraes refuzoi ofertën për ushqim, por pyeti nëse berberët e tij kishin një brisk për të shkurtuar mjekrën.
“Aty menduan t’i ofronim një tjetër lloj ndihme, duke i siguruar një ditë për kujdesin ndaj vetes”, tha Lobo për Universo Online.

Përveç pastrimit të mjekrës, flokëve dhe mustaqeve, biznesi i dhuroi gjithashtu tre këmisha, një palë pantallona, një xhaketë dhe disa këpucë të reja.
Lobo vendosi të fotografojë ndryshimin në pamjen e Guimaraes dhe ta postojë atë në mediat sociale në një përpjekje për të frymëzuar sipërmarrësit e tjerë të ndihmojnë ata në nevojë.
Ai e përshkroi Guimaraes si një njeri të ndrojtur dhe fjalëpak, por tha se ai vuri re menjëherë një kënaqësi në sytë e tij, kur pa pamjen e re dhe ishte mirënjohës për ndryshimin.
Fotot dhe videot u bënë virale dhe u panë nga familja e Joao-s.
Pasi u njoh nga familja e tij, nëna dhe motra udhëtuan për ta takuar, në datën 17 dhjetor.

Lobo tha se familja e Guimaraes më parë kishte supozuar se ai kishte vdekur sepse nuk kishin dëgjuar prej tij për më shumë se një dekadë.