U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Studimi i ri/ Zbulohet ndryshimi mes gripit dhe Covid, shpresë për kurim të shpejtë
Me një vështrim të parë koronavirusi (Covid-19) dhe gripi mund të duken shumë të ngjashëm, por ato ndryshojnë në shumë aspekte, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Hasselt në Belgjikë dhe Spitali Jessa.
Njerëzit e infektuar me grip kanë, për shembull, ethe më të larta dhe rritje të numërimit të qelizave të bardha të gjakut, sipas studimit të raportuar nga Het Belang van Limburg.
Studenti i doktoratës në Universitetin e Hasselt (UHasselt) Valentino D’Onofrio zhvilloi një studim krahasues mbi 103 pacientë të gripit të pranuar në spital nga shkurti 2019 deri në shkurt të vitit 2020 dhe të 113 pacientëve Covid-19 të shtruar në Jessa midis marsit dhe fundit të majit.
“Duke përdorur parametra klinikë dhe kërkime laboratorike”, shpjegoi ai, “ne ishim në gjendje të gjenim shumë ndryshime të rëndësishme midis Covid dhe gripit”.
Përveç etheve më të larta dhe numrit të qelizave të bardha të gjakut, pacientët me grip gjithashtu kishin më shumë bashkë-infeksione bakteriale. Nga ana tjetër, pacientët me Covid-19 kishin më shumë substanca, lëndë inflamacioni në mushkëri.
Studimi mund të jetë një ndihmë e çmuar në diferencimin midis pacientëve në një kohë kur duhen tre orë për të marrë rezultatin e një testi Covid-19 mbi një pacient të pranuar në Urgjencë me simptoma të rënda.
“Tani që kemi një njohuri më të mirë të ndryshimeve midis gripit dhe Covid-19, ne mund të zvogëlojmë kohën e pritjes dhe të zbatojmë masat e izolimit më shpejt”, theksoi D’Onofrio
“Për më tepër, ne mund të marrim vendime më të shpejta për trajtimin adekuat, i cili do të ndihmojë në shpëtimin e jetës”.