“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

BE-ja miraton vaksinën anti-COVID
Agjencia Evropiane e Barnave e ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech.
Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave thanë se miratimi i vaksinës kundër koronavirusit paraqet hap historik dhe mundëson fillimin e vaksinimit në shtetet anëtare të BE-së brenda disa ditësh.
Komisionin Evropian e ka miratuar më pas edhe zyrtarisht vendimin për përdorimin e vaksinës. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.
Vaksina Moderna, e cila përdorë teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive. Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh tjera tashme e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.
Por, ndërsa është miratuar përdorimi i vaksinës edhe në vendet e BE-së, paraqitja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani të Madhe ka shtyrë shumicën e vendeve evropiane, si dhe ato ballkanike, që të mbyllin të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.
Virusi i ri, thuhet se është mutacion i koronavirusit, i cili sipas analizave të para, është më infektues, por ende nuk ka të dhëna nëse është më agresiv sesa koronavirusi i shfaqur, fillimisht në Wuhan.