
Hoti thotë se për tre deri në katër muaj “zhduket” pandemia
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar ShSKUK-në, raporton Ekonomia Online.
Ai fillimisht ka falënderuar të gjithë stafin shëndetësor për punë e palodhshme që nga muaji mars, pas shfaqjes së rasteve të para me Covid-19 në Kosovë.
Hoti u shpreh i bindur se pandemia do të zhduket brenda tre deri në katër muajsh. Madje ai tha se janë duke bë përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e vaksinës anti-Covid.
“Jemi munduar që të gjithë së bashku të japim mbështetjen e nevojshme. Tash jemi në fazë të re kur vaksina do të shpërndahet, kemi bë përpjekje të vazhdueshme edhe me ministrin që të jemi ndër vendet e para të marrim këtë vaksinë dhe të bëjmë planin kush do të vaksinohet”.
“…është krijuar një disiplinë për respektim të masave, na duhet edhe 3 deri në 4 muajt e ardhshëm për të dal nga kjo pandemi. E di që shumë kanë vuajtur nga mungesa e ofrimit të shërbimeve nga sëmundjet e tjera”.
“Ju jemi borxhli, pa përjashtim. Jemi në fund të kësaj pandemi edhe 3 deri në 4 muajt e ardhshëm të jemi të mobilizuar, kjo periudhë do të mbetet në histori në kushte në të cilat kemi vepruar”.