U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

7 trende mode që nuk kushtojnë shumë
Këtë sezon kemi folur për shumë trende, por sigurisht që ato nuk i përkasin vetëm 2020-ës.
Viti i Ri do të vijë së bashku me disa nga elementët kyç të rrobave që i pamë të lulëzonin këtë vit.
Më poshtë, shihni 7 prej veshjeve që duhet t’i keni në garderobë dhe që, fatmirësisht nuk kushtojnë shumë.
Xhinse të grisura

Mund t’i stiloni si të doni dhe t’i vishni në çdo stinë. Tregu ofron aq shumë të tilla, sa është e pamundur të mos gjeni një palë që përshtaten me buxhetin tuaj. Thjesht, ju duhen!

Diçka në ngjyrën rozë

Mund të jetë një pulovër, një bluzë a një pallto. Pak rëndësi ka. Garderobës tënde i duhet diçka në ngjyrën rozë.

Bluzat “lëkurë e dytë”

Bluzat si të tejdukshme, por jo të tejdukshme, me dizajne asimetrike, u shfaqën në fund të 2020-ës, që do të thotë se do i shihni kudo edhe muajt në vijim. Janë sensuale dhe aspak të mërzitshme.

Këpucët serioze “chunky loafers”

Të gjithëve na duhen një palë këpucë “serioze”. Ky model ishte më IN për këtë sezon, por stili i këpucëve, në fakt, është shfaqur dekada më parë.

Tuta sportive

Nëse do i vishnit ca vite më parë, ndoshta askush s’do ju merrte seriozisht, por tani me to dukeni rehat dhe shumë stil. Pse të mos i vishni?
Jakat

Këmishat me jaka të mëdha, kryesisht “vintage” i japin veshjes suaj një pamje krejt tjetër.
Ngjyrë mandarinë

Ekspertet e modës parashikojnë se kjo ngjyrë do bëjë namin në vitin 2021. Mezi presim!