U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Abazi: Vaksinimi i qytetarëve në veri nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës.
“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Të premten, nga autoritet e Serbisë, në veri të Kosovës janë vaksinuar 50 persona të moshuar. Pritet që vaksinimi të vazhdojë edhe ditëve tjera. Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar fare.